Wednesday, May 16, 2012

Hap seksi deren e mëkatit?



Ne mbrojtjen kunder drogave, ekziston nje concept I quajtur “drogat qe hapin portat” qe do te thote, qe disa droga, si marijuana, duhani, dhe alkooli, sherbejne si pike hyrese per drogimin e plote. Teoria shpjegon se meqenese marijuana konceptohet si droge me risk te ulet, njerezit nuk I tremben dhe fillojne ta perdorojne, por me pas gjejne veten duke marre te tepjeten me fillimin e perdorimit te drogave te tjera si kokaina, metamfetamina, LSD, dhe keshtu me rralle. Hipoteza e drogave qe hapin portat eshte shume popullore ne moralitetin e mbrojtjes kunder drogimit, duke inkurajuar idene se eshte me mire mos e fillosh fare si process. Lidhur me varesine seksuale, ky concept aplikohet kryesisht I lidhur me konsumimin e pornografise, dhe gjithashtu me pjesemarrjen ne marredhenie seksuale jo tradicionale te llojeve te ndryshme. “Po fillove, nuk ndalon dot me”, thote teoria.

Megjithate, teoria e portave eshte, per te mos thene me teper, te pakten e skajshme. Gjithnje e me shume studime po tregojne se perdorimi I drogave ka shume me teper te beje me faktore sociale, biologjike dhe ambientale. Drogat te cilat zgjidhen nga njerezit ne fillimet e tyre te drogimit kane te bejne me teper me ate cfare eshte me e lehte dhe e gateshme per tu aksesuar, dhe shpesh nuk shihet nje kalim gradual nga drogerat e “lehta” ne ato te “renda”.

Une praktikoj ne New Mexico, ku gjen nje histori prej nje decade me heroine “black tar” (tip heroine e prodhuar ne Ameriken e jugut). Ne ndryshim me shume zona te tjera te vendit, ofruesit e trajtimeve ne New Mexico perballen me perdoruesit e heroines “black tar” qe ne kohe shume me te hereshme.  Kjo ka te beje me lehtesine per te gjetur kete mall ne New Mexico, historite familjare te perdorimit te droges, dhe mundesite e limituara per eleminimin dhe trajtimin e kesaj plage. Te rinjte e New Mexico nuk jane te ndryshem nga te gjithe te rinjte e tjere Amerikane. Ndryshimi eshte ambienti ku rriten.
Dhe c’ka te beje kjo me seksin do te thoni ju. Shume ju them une, meqe ka nje bestytni te rendesishme qe thote se shume forma te stimulimit seksual sherbejne si prezantim negative, kryesisht per te rinjte meshkuj, duke I cuar ne te tatepjete, nga filtrimi i dhomes se gjumit, ne imoralitetin dhe vandalizmin moral publik.

Ne 1989, nje vrases i shumefishte i quajtur Ted Bundy u intervistua nga James Dobson, nje psikolog dhe krijues i grupit konservativ Christian group Focus on the Family. I planifikuar per ekzekutim te nesermen, Bundy i tregoi Dobson se problemet e tija filluan gjate ekspozimit me pornografine ne moshe te re. Bundly i shpjegoi Dobson se i ish bere zakon te gjente novella me dedektive dhe material pornografike ne plehrat  e komshiut, dhe se keto materiale influencuan kaq shume sa e ndoqen gjithe jeten e tij:

“Kur krijon varesine ndaj tyre, dhe une kete e konsideroj drogim, kerkon gjimone dicka me potente, me te dukshme, me te thelle. Si cdo varesi, te gerryen deshira per me shume eksitim dhe impact, deri sa arrin ne piken qe mendon se pornografia nuk mund te shkoje me tutje – dhe ti del nga themelet duke filluar te mendosh se ndoshta duke e bere vete do te jape sencacione te cilat kalojne limitet e te parit apo te lexuarit.”

Bundly shpjegoi me pas se cdo burre violent qe ai kish njohur ne burg ish prekur nga pornografia, dhe se pa pornografi, jeta e tij, dhe jetet e viktimave te tij, do te kishin pasur nje rrjedhe te ndryshme.
Kjo deklarate shkaktoi frike ne zemrat e prinderve kudo ne bote dhe i dha zjarr nje levizje anti pornografike. O Zot, cilet prinder mund ti lejonin femijeve te tyre te shikonin pornografi nese mund ti kthente ne perdhunues apo vrases.

Fatkeqesisht, si ne rastin me drogat qe hapin portat, ka fare pak evidence per te mbeshtetur theniet e Bundy. Se pari, duhet te vrasim mendjen c’tipa njerezish jetonin ne komshillekun e tij. Nese gjetja e materialeve te tyre pornografike ne plehra e shnderruan Bundy ne monster, atehere imagjinoni cfare duhet ti kete bere konsumuesve kryesore te materialeve, komshive te tij. Jetonte Bundy ne nje ambient kriminelesh dhe perdhunuesish? (Pale cfare feste kur mblidhej lagjia). Jo, nayrisht qe jo. Kishte dicka ne brendesi te Ted Bundy, lidhur ngushte me jeten e tij, qe e coi ne zgjedhjet monstruoze qe beri. Komshinjt e tij te cilet perdornin pornografi nuk perdhunuan apo vrane sic beri ai, dhe as nuk vrane e perdhunuan as shoket e Bundy te cilet pane me te te njejtat materiale.

Por, me gjithe mungesen e provave se seksi ka ngjashmeri me drogen, ose qe ekziston nje dicka e tille si “porta” ne fushen e seksit (The puthurat? Shkuarja dore me dore? Futja e duarve?), keto koncepte kapen me vrap nga grupet morale te dedikuara. Ne Tennessee, shteti sapo kaloi nje ligj qe ndalon mesuesit te inkurajojne cfaredo forme te hapjes se “portave” per sjelljet seksuale, duke nenkuptuar cfaredo forme te sjelljes seksuale qe inkurajon rinine te shkele abstinence. Prit pak, mos Romeo dhe Zhulieta ne kete rast duhej te ishin perjashtuar nga shkolla? Mos duhen ndaluar tani gjimnastet dhe sportistet te veshin ato pantallona te shkurtera e bluza te hapura? Nje rrezik I madh duhet te jete edukimi seksual ne shkolla. Bazuar ne kete ligj, edukimi seksual duhet shfarosur, sepse inkurajon sjellje qe cojne ne marredhenie seksuale.

Liga Amerikane per Jeten ka te njejtin plan me sa duket, dhe ka filluar te sulmoje Prinderimin e Planifikuar:

“Ashtu si plani I nje shperndaresi droge eshte te krijoje njerez te varur nga droga, Prinderimi I Planifikuar ka qellim te krijoje njerez te varur nga seksi duke ndjekur te njejtin model pune. Per kete, Prinderimi I Planifikuar ka gjetur si droge qe hap deren masturbimin.”

Ky eshte rreziku kur lejojme ide te pabazuara dhe tepabarazueshme, se seksi eshte nje droge. Ideja e varesise ne seks po perdoretnga grupe te frikesuara per te perhapur frike dhe per te future ne mendjet enjerezve se zhvillimi seksual eshte nje semundje, nje viroze e keqe per jetetdhe jetesen tone. Ne shekullin e 15-te, grate qe masturboheshin konsideroheshinse I kishin shitur shpirtin shejtanit. Sot, puthja eshte nje droge qe I hapderen varesise seksuale. Kur do te mbaroje?
Shkroi David J. Ley, Ph.D.

(Prinderimi I Planifikuar (PPFA) eshte nje organizate jo-fitimprurese qe ofron sherbime edukimi per maredhenie seksuale te shendeteshme si dhe sherbime per nenen dhe femijen. Ata lobojne per edukim seksual te kuptueshem, sherbim shendetesor falas ne USA dhe lejimin e abortit (pjese e pro-choice legislation).

No comments:

Post a Comment