Wednesday, May 9, 2012

Rekrutuesit me te rendesishem bien dakord se ekzistojne vetem tre pyetje vertet thelbesore ne nje interviste per pune



Të vetmet tre pyetje te vërteta ne nje intervistë pune janë:

1. Mund ta bëni këtë punë?
2. A do e pelqeni këtë punë?
3. A mund të pranojme te punojme me ju?


Kaq eshte e gjitha. Vetem tre. Mendoni përsëri, çdo pyetje që ju keni paraqitur ndonjëherë për të tjerët ose i kane kërkuar prej jush në një intervistë për punë është një permbledhje deri me nje e këtyre tre pyetjeve kryesore. Çdo pyetje mund të kërkohet duke përdorur fjalë të ndryshme, por cdo pyetje, sido qe te frazohet, eshte vetëm një variant I ketyre tre temave: Pikat e Forta, Motivimi, dhe Pershtatshmeria.

Mund ta bëni punën? – Pikat e Forta

Kevin Kelly, CEO I firmes Heidrick & Struggle  e specializuar ne punesimin e ekzekutiveve, shpjegon se nuk k ate beje vetem me aftësitë teknike, por edhe me aftesite drejtuese dhe aftesite ndërpersonale. Aftësitë teknike ju ndihmojnë të ngjisni shkallët e karrieres. Kut te arrini lart, menaxhimi lart, poshtë, dhe në te gjithë drejtimet  bëhen më i rëndësishem.

“Ju nuk mund të kuptoni duke shikuar në një copë letër disa nga pikat e forta dhe të dobëta te seicilit ... Ne kërkojmë për shembuj të veçanta jo vetëm per kur  kane qenë te suksesshëm, por kur kane pasur raste qe nuk ka shkuar mirë, ose një detyrë ku ata kane deshtuar perhere, krejt sinqerisht, dhe se si ata mësuan nga eksperienca të tilla dhe çfarë ata do të bëjnë per të ndryshuar në një skenar të ri.

Jo vetëm është e rëndësishme të shohim në aftësi teknike që ata kanë ... por edhe pikat e forta mbi atë që unë e quaj ana EQ e ekuacionit qe k ate beje me menyrat per t’ia dalur mbane dhe që kanë të bëjë me  bashkëveprimin me njerëz.”

A do e pelqeni këtë punë?-Motivimi

Bill Guy , CEO I Cornerstone International Group, thekson natyrat e ndryshme të motivimit,

“Punonjësit më të rinj ... nuk dëshirojnë të paguhen vetëm për të punuar shumë- perkundrazi: ata do të punojnë shumë për shkak se ata pelqejne mjedisin e punes dhe sfidat që lidhen me punën e tyre .... Drejtuesit që përqafojnë këtë stil të ri të menaxhimit tërheqin dhe mbajne punonjesit me të mirë.”

A mund të pranojme te punojme me ju?- Pershtatshmeria

Ne vazhdimesi te bisedës sonë, Kelly nga Heidrick shpjegon rëndësinë e pershtatshmerise kulturore:

“Shume ka te beje me pershtatshmerine kulturore dhe nëse mund të përshtaten në nje organizatë e re ... perceptim është qe  kur (udhëheqësit e lartë) vijnë në nje firmë, ne një mjedis krejtësisht të ri, ata dinë gjithçka. Dhe ata mund të bëjnë gjëra të vogla të tilla si dërgoj email nderkohe qe tradita kompanise eshte qe te perdore komunikimin direct dhe keto vogelsira zmadhohen negativisht me kalimin e kohës. Marrja e te dhenave apo perfshirja është kritike. Nëse ju nuk merrni te dhena mbi funksionimin, ju do të merrni nje perplasje më vonë.”

Te njejten gje Kelly theksoi edhe në një intervistë me Smart Business, duke ju referuar nje studimi te brendshem nga Heidrick me mbi 20.000 te anketuar.

40 për qind e drejtuesve të lartë të largohen nga organizata ose shkarkohen ose detyrohen te largohen mbrenda 18 muajsh. Kjo nuk është për shkak se ata janë budallenj, është sepse shumë herë kulturalisht ata nuk mund të përshtaten me organizaten ose nuk I është bere e qartë kur ata u bashkuan me ekipin.”

Përgatitja për intervista

Nëse ju jeni bërësi i intervistimit, qartësoni ne koken tuaj Pikat e Forta, Motivimin, dhe Pershtatshmerine që ju po kërkoni, para se të shkoni në intervistat tuaja.

Nëse ju jeni  duke u intervistuar, përgatituni  përmes shembujve që ilustrohen me lart per Pikat e Forta tuajat, çfarë ju Motivon ne kete organizate dhe per rolin per te cilin jeni duke u intervistuar, dhe pershtatshmeria  midis preferencave tuaja dhe stilit te organizatës, (Behaviors)Sjellja, (Relationship) Marrëdhëniet,  (Attitudes) Qëndrimet, (Values) Vlerat , dhe (Environment) Mjedisit (BRAVE). Ne nje artikull te mevonshem ne do te shpjegojme ne detaj BRAVE

Por mos harroni se intervistat janë ushtrime në zgjedhjen e shitjes. Ata nuk kane te bejne me ju.

Mendoni procesin e intervistimit si një shans për ju për të treguar aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet e organizates dhe te intervistuesit. Kjo është arsyeja pse ju duhet të nxirrni në pah pikat e motivuar në fushat më të rëndësishme që kerkon intervistuesi, flisni për mënyrën se si ju do të jeni i motivuar nga sfidat e pozicionit te ri, dhe diskutoni pse ju do të pershtateni me kulturën e organizatës.

Perkthyer nga Forbes

No comments:

Post a Comment