Albania + Kosovo - PSIKOLOGJI SHQIP
Saturday, April 28, 2012
Mosbindja tek 5 - vjecaret: Pse kjo ndodh dhe çfarë duhet të bëni
Psikologet tane pergjigjen:
Pergatiti Psikologu i Mbleseri.com
W. EIKELBERGER
Child Psychologist | Specializing in Child Custody
Pse 5 vjecaret shpërfillin prindërit e tyre
Nje 5-vjeçare ndoshta edhe e kaluar fazën e zemërimit te çastit (shumicen e kohës, të paktën) por ajo është serish larg nga te qenit e bindur. Në fakt, ajo refuzon të vijë të haje darkë kur ju e therrisni psh, ose shpërfill kërkesat tuaja për të vene rregull, dhe me kokefortesi kryen nje veprim per te cilin ju i keni thene specifikisht qe mos e beje.
"Pra, çfarë po ndodh këtu?" ju pyesni veten. "Kam bere ndonje gabim deri tani, e kemi perkedhelur apo është fëmija im qe me ka inat?"
Besojeni apo jo, me shume mundesi ju jeni duke bërë pune te mirë. Sado shqetesuese qe mund të duket, është normale për 5 vjecaret të vene ne prove udhëzimet dhe pritshmerite e te rriturve. Në këtë moshë, "mosbindja do te thote te gjesh një mënyrë për të kërkuar veten", thotë Susanne Ayers Denham, një profesor i psikologjisë në Universitetin George Mason në Fairfax, Virginia.
Ndryshe nga fëmijët ne moshe me te vogel, rebelja juaj e "rritur" tashme nuk do ju vije mbas fijes kur ju I kerkoni asaj të bëjë diçka që nuk i pëlqen. Ajo mund të pretendojë se nuk ka dëgjuar ose do ti përgjigjet shumë, shume, shume, vertet shume ngadalë kërkesës tuaj.
Çfarë mund të bëni kundrejt kundërshtise
Jini të kuptueshem
. Kur ju i kerkoni vajzes 5 vjecare të vije për drekë dhe ajo bërtet, "Jo tani!" dhe pastaj inatoset kur ju e detyroni atë të vijë sidoqofte, mundohuni te viheni ne lekuren e saj. Jepini një përqafim dhe i thoni asaj se ju e dini se është e vështirë për të lënë lojerat, por dreka është gati.
Ideja është që ti tregoni asaj që ju nuk jeni pjesë e problemit, ju jeni të vërtetë në anën e saj. Mundohuni të mos zemëroheni (edhe në qoftë se vizitoret e rastesishem te shtepiese suaj shohin “sjelljen spektakolare” te 5-vjeçares suaj). Jini të miresjellshem por të prere për të bërë fëmijen juaj të vijë kur duhet.
Vendosni kufijtë.
5 vjecaret kane nevojë - dhe madje duan - kufij, kështu që vendosni keto kufij dhe sigurohuni që fëmija juaj i di se çfarë janë ata. Thoni shkoqur: "Ne nuk luajme me top brenda ne shtepi" ose "Duhet të vish menjehere kur te therras."
Nëse vogelushja juaj ka probleme me respektimin e rregullave (si çdo 5-vjeçar ne kete bote), gjeni një zgjidhje. Diskutoni situatën dhe përpiquni te shkoni deri në fund te arsyeve të sfidave te fëmijës suaj. Per te marre nje shembull, ndoshta ajo merr fshehur ushqime nga kuzhina, sepse ajo e di që ju merziteni kur thyen urine para darkës. Në këtë rast gjeni nje rruge te mesme. Ajo ka nevojë të dëgjoje se ushqime te shëndetshme si frutat ose djathi mund dhe ti marre.
Apo ndoshta ajo do ju shprehe që ajo ka problem te vishet çdo mëngjes per ne kopesht sepse ajo nuk ndjehet mire ne kopesht, nuk I pelqen edukatorja e re, ose ajo është e shqetësuar nga nje vajze e grindur në klasën e saj. Kur ajo ta kuptoje që ju jeni duke punuar me të për të zgjidhur problemin, ajo ka gjasa të zbusë qëndrimin.
Përgezoni sjelljen e mirë
. Megjithëse ju vjen ta denoni po edhe ta godisni 5-vjeçaren tuaj kur ajo ju sfidon, me mire mundohuni te permbaheni. "Kur një fëmijë sillet keq, ajo tashmë ndihet ne faj", thotë Jane Nelsen, autor i serisë se librave Disiplina pozitive. "Ku e kemi krijuar idenë se në mënyrë që fëmijët të bëhen më te mirë, ne së pari duhet ti bëjmë ata të ndjehen keq?" Në fakt, duke bërë kështu ne mund të prodhojmë vetëm sjellje më negative.
Në vend të kësaj, perpiquni te kapni fëmijen tuaj duke vepruar mire dhe inkurajoni atë të vazhdojë. Mos harroni, disiplinimi I femijes tuaj nuk do të thotë te arrini kontrollin e saj - do të thotë ta mësoni të për të kontrolluar veten.
Dënimi mund ta detyroje atë të sillet mire, por vetëm sepse ajo ka frikë. Është mirë për 5-vjeçaren tuaj të bëjë gjënë e duhur, sepse ajo dëshiron - sepse kjo e bën ditën e saj më të lezetshme dhe e ben atë të ndjehen mirë.
Prap, jepini te kuptoje fëmijes tuaj se kur ajo shkel rregullat, ajo do të ketë pasoja. Jini e qarte dhe logjike me shume se ndëshkuese: "Nëse luan me top brenda në shtëpi, do na duhet ta mbyllim topin ne sirtar."
Përdorni nderprerjet pozitivisht.
Kur vajza juaj është gjithe nerva sepse nuk po ja del te beje ate qe do ndihmojeni te qetesohet. Në vend te nje ndrprerje ndëshkuese ("Shko në dhomën tende!"), sygjerojini të qendroje rehat në divan ose në një cep të preferuar te shtepise.
Ndoshta fëmija juaj do ta donte te kish një "vend qetësimi" për veten e saj - me një jastëk të madh, një batanije të bute, si dhe disa libra të preferuar. Nëse ajo refuzon të shkojë, ofroni të shkoni me të për të lexuar ose per të folur.
Nëse ajo ende refuzon, shkoni vete - vetëm për tu qetësuar. Jo vetëm do të jini një shembull i mirë, por ju mund të beni një shkeputje shumë të nevojshme. Pasi ju të dyja te ndjeheni më të qeta, atehere është koha për të folur në lidhje me sjelljet me të rregullta.
Fuqizoni femijen tuaj.
Jepini mundesine 5-vjeçares suaj te perdore dicka nga pamvaresia e deshiruar. Në vend që ti kërkoni që ajo të bëjë detyrat e saj menjëherë pas kopeshtit çdo ditë, jepjani asaj mundesine te zgjedhe nese deshiron ti beje detyrat ne darke (nese ju mundeni ta ndiqni ne ate ore). Pyeteni cfare deshiron te haje ne darkë, ose ne cilin park apo kend lojrash deshiron te shkoje.
Një tjetër mënyrë për të ndihmuar fëmijë tuaj të ndjehen më shumë në kontroll është duke i treguar asaj ate qe ajo mund të bëje në vend të asaj që ajo nuk mund të beje. Në vend qe ti thoni, "Jo! Mos luaj me topin në shtëpi!" thojini: "Pse nuk shkon jashtë dhe luan?"
Fëmija juaj është e rritur mjaftueshem për të kuptuar shpjegime tani, kështu që shpjegojini asaj se perse nuk është mirë te luash me top brenda apo pse është e rëndësishme te hash ushqime te shendeteshme.
Zgjidhni betejat tuaja.
Nëse femijes tuaj I ka hipur ne koke te veshe nje triko apo fustan te caktuar çfarë ju intereson? Nëse ajo dëshiron biskota për drekë dhe makarona për mëngjes, ku është e keqja? Ndonjëherë është më lehtë te besh sikur nuk sheh – kur futet ne pellgun e vetem me balte rrugës per shtëpi, për shembull, ose kur fut nen shtrat kukullen e preferuar ne vend qe ta vere ne sirtarin e duhur.
Beni kompromis. Shmangni situatat që mund të ndezin dellin provokues tek femija juaj. Sa realiste është të presesh prej një 5-vjeçare të sillet mire per me shume se gjysem ore kur shkoni diku per nje vizite? Nëse ajo ka nje Barbi te re qe e ka shume per zemer, mbajeni ate larg nga femijet e tjere kur vijnë për të luajtur.
Nëse ju gjeni veten në një situatë të ndërlikuar, përpiquni te gjeni nje rruge te mesme: "Nuk mund te ndjekesh macen gjithandej neper shtepi, por ndoshta mund ti japesh per te ngrene" per shembull. Nuk eshte 100% e sigurt por ja vlen ta provoni.
Respektoni moshën e saj dhe fazën qe po kalon
. Kur ju I kërkoni vajzes te rregulloje shtratin e saj apo te veje rregull ne dhome, sigurohuni që ajo e di se si behet. Dedikoni kohë për ti mësuar asaj gjera te reja, dhe bëni ato së bashku deri sa ajo t’ja marre doren. Ndonjëherë ajo që duket si kundërshtim është thjesht paaftësia për rrealizuar një detyrë që është e veshtire.
Së fundi, respektoni boten unike ne te cilen jeton nje 5-vjeçare.
Në vend se të presim që ajo me lumturi te lere menjeher nje loje qe ka ne dore për të ardhur e per tu ulur në tryezë, paralajmeroni ate disa minuta perpara për ti dhene mundesine te pergatitet me idene. ("Psh: Ne do të hame për pesë minuta, keshtu qe te lutem mbaro lojen dhe hajde në tryezë.")
Ajo ndoshta nuk do të jetë e gëzuar qe po e largoni nga loja - në fakt, ajo ka gjasa të shfryrje gjithe kohes per kete. Por për aq kohë sa ju jeni e durueshme dhe e vendosur, fëmija juaj në fund do të mësojë se kundërshtimi nuk është mënyra me e mire për të marrë atë që ajo dëshiron.
Duke uruar qe keshillat e mia t’ju ndihmojne sado pak shpresoj te me shkruani lidhur me rezultatet apo situate te tjera me te cilat mund t’ju ndihmoj.
Ju uroj gjithe te mirat Ju dhe familjes tuaj.
No comments:
Post a Comment
Newer Post
Older Post
Home
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment